Mot i paqëndrueshëm edhe këtë javë/ E enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’, temperaturat arrijnë deri në 31 gradë

schedule10:31 - 5 Qershor, 2023

schedule 10:31 - 5 Qershor, 2023

Edhe këtë javë moti do të jetë i paqëndrueshëm. Metereologia Lajda Porja thekson se paraditja do të jetë kryesisht me diell ndërsa pasditja sjell vranësira dhe reshje shiu. Supriza sjell e enjta dhe e premtja, ku sipas metereologes, parashikohen edhe rebeshe shiu dhe breshëri në disa zona të vendit.

Sa i përket temperaturave të ajrit, minimalet do të jenë 11 gradë ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 31 gradë celcius kryesisht në Gjirokastër dhe Kuçovë. Porja shton se disi më e favorshme do të jetë vija bregdetare, ku edhe pse do të ketë vranësira të shumta, nuk pritet që të ketë reshje shiu.

“Do të jetë një javë tepër dinamike. Paradite do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku në disa zona parashikohen deri në 31 gradë. Parashikohet se gjatë pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave me reshje, më të dukshme në zonat malore.

Megjithatë, momente me pika shiu do të ketë pothuajse në të gjithë territorin. Përsa i përket ditës së enjte dhe të premte, do të kemi paraditet me diell ndërkohë pasditet me rrebeshe afatshkurtra shiu. Nuk do të mungojnë edhe stuhitë e breshërit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Disi më e favorshme do të jetë vija bregdetare ku megjithëse do të ketë vranësira, nuk pritet që të ketë reshje. Temperaturat e ajrit do të luhaten minimalet deri në 10 apo 11 gradë dhe maksimalet deri në 31 gradë, shënuar në Gjirokastër dhe Kuçovë.”, u shpreh metereologia Porja./abcnews.al