Mot i kthjellët, po i ftohtë, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:22 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 07:22 - 28 Dhjetor, 2024

Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët; si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta më origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat e mëngjesit edhe të mesditës duke u luhatur nga -6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Durrës.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosovë

Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Lindore duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe të ftohtë.

Gjatë pasdites; do të ketë vranësira të lehta e kalimtare në shumë zona të Kosovës por nuk priten reshje; Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit;

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat e mëngjesit edhe të mesditës duke u luhatur nga -7°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 6°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë.

Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë do të paraqitet edhe republika e MV gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale deri në 7°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Europa

Brigjet veriore dhe verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë reshje dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta;

Po ashtu, gadishulli Peloponez si edhe brigjet e Turqisë do të paraqiten me vranësira dhe reshje shiu, por në sasi më të pakta ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!