Mot i keq në Durrës e Vlorë

schedule12:06 - 30 Tetor, 2018

schedule 12:06 - 30 Tetor, 2018

Moti me reshje dhe erë ka nisur edhe në territorin tonë. Më shumë probleme ka patur në Durrës dhe në Vlorë.

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta në një pjesë të mirë të vendit, ka shkaktuar probleme në disa qytete. Kështu tragetet e nisura nga porti i Barit në Itali, mbërrijnë në portin e Durrësit me rreth 7 orë vonesë.  Anijet e tonazhit të mesëm dhe të ulët nuk lejohen të dalin në lundrim deri në përmirësimin e kushteve të motit. Kurse ne Vlore stuhia me ere dhe me reshje ka shkaktuar dëme. Dritaret e disa bizneseve janë thyer, kurse qarkullimi në rrugët e qytetit është vështirësuar ndjeshëm. Ndërkohë në det nuk është lejuar asnjë anije të niset për lundrim. Ky urdhër u dha nga Kapiteneria e Portit që dje dhe do të vazhdojë deri në një urdhër të dytë. Parashikohet që intensiteti i reshjeve në këtë zonë të rritët, ndërkohë që Prefektura është bërë gati për të përballuar situatën e emergjencës së mundshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!