Moskë, autobusi humbet kontrollin, katër viktima

schedule15:33 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 15:33 - 25 Dhjetor, 2017

4 viktima dhe 15 të plagosur është bilanci i përplasjes së një autobusi në hyrje të një metroje, në qendër të Moskës, në bulevardin Slavianski. Mediat ruse, konfimojnë se shoferi i autobuzit ka humbur kontrollin si pasojë e ngricave në rrugë ose të një difekti teknik. Shoferi i autobusit është arrestuar nga policia në vendgjarje. Videot e siguruara nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin e përplasjes së autobuzit me njerëzit që po dilnin nga shkallët e metrosë. /abcnews.al