“Mos thuaj që autobusi…”, zbardhen përgjimet mes pronarit dhe shoferit që tentuan të trafikonin kokainë drejt Italisë

schedule17:06 - 21 Mars, 2024

schedule 17:06 - 21 Mars, 2024

Në kuadër të hetimit janë zbardhur përgjimet mes pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”,  Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit me destinacion Italinë në të cilin u gjetën mbi 13 kilogramë kokainë, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit i ka dërguar për gjykim.

Vihet re që pronari i autobusëve i thotë shoferit, të mos tregojë që autobusi  ka qenë në Fier, në mënyrë që të mos lërë gjurmë.

Një pjesë nga përgjimet:

Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull të dali njeri se i kam unë rri i qetë.

Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.

Mikeli: jo, jo.

Piro: Nuk ke qenë në Fier thuaj

Mikeli: jo jo nuk ke punë ti në rregull.

Kujtojmë që pronari Mikel Pici dhe shoferi i autobusit Piro Rushi u arrestuan në portin e Durrësit me 30 Prill të vitit të shkuar. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë. Mikel Pici, pronar i firmës “Keli Trave” ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike të gjetur në autobus./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!