Varre masive, shtëpi të djegura, përpjekje për identifikimin e kufomave. Këto janë disa prej fotografive shkrepura 23 vite më parë nga dëshmitari okular në gjithë territorin e Kosovës përgjatë luftës.
Si moment të vështirë Ragip Zekolli kujton identifikimin e një arsimtari, përmes një dhëmbi ari.
Nëpërmjet kësaj ekspozite, historiani synon të trokasë në ndërgjegjen e atyre që kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje e ku ende mungon falja.
“Kjo ekspozitë dëshiroj që të trokasë në ndërgjegjen e njerëzve që i kanë kryer këto krime. Serbia duhet të kërkojë falje për krimet ndaj popullsisë së pa fajshme”, thotë ai.
I ndodhur para shtëpisë së tij të djegur, si fije shprese e gëzmi , tha se mori përqafimin e qenit besnik. Ai bën thirrje që të identifikohen 1600 të zhdukur
Ky cikël fotografish më herët është prezantuar në Kosovë, tashmë në Muzeun Historik Kombëtar , më pas do të rrugëtojnë në Maqedonin e Veriut dhe Bruksel. /abcnews.al