“Mos e përqeshni rrezikun”, Rama-qytetarëve: Sot mund të jeni mirë, nesër me tub e pasnesër s’jeni!

schedule11:44 - 22 Tetor, 2020

schedule 11:44 - 22 Tetor, 2020

Kryeministri i vendit Edi Rama ka falenderuar SHBA dhe NATO për sjelljen e 60 respiratorëve në ndihmë të Shqipërisë. Ndërkohë ai ka paralajmëruar edhe qytetarët që të kenë kujdes, në mënyrë që të mos ketë një tjetër mbyllje.

Duke dashur t’u tregojë qytetarëve që nuk duhet ta “përqeshin rrezikun”, Rama shtoi se asnjë here si dihet pasi “sot je mirë, nesër me tub, e pasnesër s’je më.”

“Dua të rikthehem aty ku e nisëm, tek lufta me armikun e padukshëm. Dua t’u lutem, t’u përgjërohem qytetarëve shqiptarë që të mos e bëjnë situatën më të vështirë. U lutem atyre që s’e besojnë dhe mbyten ne lugët e ujit të teorive të konspiracionit.”

Lexo edhe: Lufta kundër Covid-19, paralajmërimi i Ramës: Dimri do të jetë i vështirë

Po ashtu, kreu i qeverisë, u ka bërë thirrje pronarëve dhe administruesve të bareve dhe restoranteve që të tregohen më të kujdesshëm, të mos e marrin, siç tha ai, tolerancën e qeverisë për dobësi.

“U lutem atyre që sot ushtrojnë aktivitetin në restorante e bare, mos e përqeshni rrezikun. Mos e sfidoni shtetin, mos e konsideroni tolerancën tonë si dobësi. Mos venë në rrezik jetën e tyre e atyre që u shërbejnë. Nuk është e vështirë për ne që të sulim policinë e shtetit në biznese për të vendosur rregull…”

Ndërsa, sa i përket mbajtjes së maskave edhe në ambientet e hapura, kryeministri u shpreh: “Është bezdi e madhe, ta mbash maskën në këtë kohë dhe hapësirë, por ja që ajo ndihmon secilin prej nesh, qoftë edhe për kujdes, që këtu ka një problem. S’jemi vetëm ne, është edhe dikush tjetër qe vjen vërdallë e që kërkon të hyjë në turpin tonë për të bërë hatanë.” s.b/abcnews.al/