Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Mos dhënia e lejes së arrestit nuk është presion, por detyrë”/ Rama: Le ta hetojnë sa të duan Ballukun

schedule12:04 - 9 Mars, 2026

schedule 12:04 - 9 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mosdhënia e lejes për arrestimin e një deputeti nuk përbën presion ndaj drejtësisë, por një detyrim kushtetues të Kuvendit. Duke folur për hetimet ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, Rama theksoi se organet e drejtësisë janë të lira ta hetojnë sa të duan, por kërkesa për arrest duhet të mbështetet në prova të forta.

Ai kritikoi kërkesat që, sipas tij, bazohen në materiale të pamjaftueshme, duke theksuar se Kuvendi nuk mund të marrë vendime ekstreme pa një bazë të qartë provash.

Rama shtoi se parlamenti mbështet drejtësinë e pavarur, por njëkohësisht duhet të mbrojë edhe dinjitetin e institucionit.



Çfarë janë të zgjedhurit nga popullit?! Për t’u marrë si kokën në pjatën e gjyqësorit. Grupi i strukturuar kriminal, i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn. Çfarë drejtësie është kjo, e çfarë gjykatësish janë këta. Ra grupi i strukturuar, nuk është ekzistent, por Ilir Beqaj?! Pasi u ngrit si grup i strukturuar, nuk paska grup të strukturuar, këtu te ne prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të krijuar imunitet, nuk ka imunitet në Shqipëri ndaj hetimit, ndaj përgjimit, nuk ekziston siç e kanë në Itali e Gjermani. Ku nuk guxojnë që ta zënë në gojë emrin e deputetit e jo më të nisin hetim. Në Shqipëri ne nuk e kemi, e kemi hequr me konsensus në vitin 2012. Dhe ne të gremë dorën që të çojmë në burg një deputet në këto dokumente?! Kur të vijnë për të kërkuar heqjen e lirisë, të vijën të armatosur me prova. Siç kanë ardhur në dy rastet e mëparshme.

Po, t’i vish Kuvendit me një incizim qesharak, duke na vënë në pozita absurde ne, shumicën socialiste, që i kemi dhënë shpirtin drejtësisë së pavarur, por edhe i kemi dhënë edhe lëkurën. Ku është parë kjo forcë politike në historinë e Evropës. Ama dinjiteti i parlamentit, nuk ka dalë pazarin e gjësë së gjallë. Tani unë e di shumë që ç’nuk do thonë, por ky është një qëndrim i prerë, kundër dhënies së vendimit për arrestit të një deputeteje. Është shumë parësor, edhe për drejtësinë që të vendosë dhe të gjykojë. Mosdhënia e lejes së arrestit nuk është presion është detyrim nga ana jonë. Le ta hetojnë Belinda Ballukun, por të mos fyejnë inteligjencën tonë, duke thënë që po rrezikon që të prishë provat, se kanë që para 6 viteve. Sot është deputete, as nuk bëhet fjalë. Pastaj Gjykata të vendosë si ta shikojë të arsyeshme, është e pavarur. Ky është qëndrim i jonë, edhe pikë”, tha kreu i qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!