Mos çelja e negociatave, Berisha: Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE

schedule11:15 - 24 Qershor, 2022

schedule 11:15 - 24 Qershor, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bruksel si vasal i Aleksandër Vuçiç.

Mes të tjerash për Berishën, moshapja e negociatave nuk ka të bëjë me Bullgarinë por me mos përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE për Shqipërinë.

Për Sali Berishën, kryeministri Edi Rama u soll në Bruksel si Dodik dhe jo si kreu i qeverisë shqiptare.

“Edi Ramës nuk i hapi negociatat. Nuk e pranojnë. Në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria por siç ja tha vetë padroni i tij Vuçiç, janë disa vende të BE që nuk janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE. Përkundrazi Shqipëria ka shënuar rrokullisje të mëdha. Pra Nuk është vetoja e Bullgarisë, por është regresi i Demokracisë në Shqipëri dhe mos plotësimi i kushteve. Apo grabitja e mandatit të tretë që rrihte gjoksin në BE. Liria e mediave dhe krimi politik të Partisë Socialiste filluar nga Edi Rama .”

“Ai u sjellë në Bruksel sikur ishte Dodik dhe jo kryeministër i Shqipërisë.” tha Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!