Edhe pse është muaji i Ramazanit, qytetarët kosovarë nuk janë ndalur për të shijuar motin me diell të fundjaves.
Në orët e para të ditës së sotme ne piken kufitare te Morinës ka patur një dyndje të shtetasve nga Kosova që i drejtohen Shqipërisë. Mësohet se gjatë orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë rreth 4000 qytetarë me 800 automjete.
Policia kufitare vijon punën me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata.
Destinacionet e tyre janë qytetet bregdetare por edhe Tirana. /abcnews.al