Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Romë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 në periferi të kryeqytetit italian.
Sipas mediave vendase, viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa ishte në liri me kusht.
Shqiptari kishte marrë leje nga burgu për të takuar gruan e tij dhe është qëlluar për vdekje, në momentin kur po rikthehej në qelinë e burgut “Rebibbia”.
Mësohet se 43-vjeçari shqiptar është qëlluar në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve.
Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse mund të kenë kapur momentin e vrasjes./abcnews.al