VIDEO/ Mori flakë në ecje, shkrumbohet totalisht makina në Prrenjas

schedule14:50 - 23 Gusht, 2020

schedule 14:50 - 23 Gusht, 2020

Një automjet në Prrenjas ka marrë flakë në ecje e për pasojë është djegur tërësisht.

Njoftohet se në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të  H.K., banues në Pogradec.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga abcnews.al makina ndodhet në anë të rrugës kryesore dhe është përfshirë totalisht nga flakët.

Sipas policisë, nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Njoftimi:

Prrenjas/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësishtë mjeti.

Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /abcnews.al/