Jeta personale e Morena Tarakut ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave rozë. Këngëtarja, e cila numëron më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram, tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot provokuese që publikon.
Morena po shijon disa ditë pushime, ku nuk ka nguruar të ndajë momente dhe me ndjekësit e saj. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto ku shfaqet mjaft joshëse, duke nxjerrë në pah linjat trupore. E veshur me bikini ngjyrë rozë, teksa pozon nga ballkoni, këngëtarja ka ditur edhe njëherë si ta rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.
S’ke çfarë thua, Je super yll”, i shkruan një ndjekës Morenës. Pas ndarjes nga miliarderi iranian, Sasha Sobhani, këngëtarja ka pranuar se ka nisur një romancë të re. /abcnews.al



