Policia ka zbardhur marrjen peng të një të mituri, ngjarje e ndodhur më 1 gusht 2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”.
Një i mitur u mbajt peng nga katër persona, për motive të dobëta. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al


