“Fushatë për babain e fëmijëve të mi”, Kryemadhi sulmon stafin e PL: Të paaftë, thonë që kërkoj votën për PS

schedule13:27 - 15 Prill, 2025

schedule 13:27 - 15 Prill, 2025

Në bazë të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë pranë ambienteve të SPAK. Në dalje ajo dha një prononcim të shkurtër për mediat kur tha se është e angazhuar në fushatë për babin e fëmijëve të saj. Kjo ishte dhe një përgjigje ndaj akuzave të PL, sipas të cilëve Kryemadhi akuzohet se po mbledh vota për PS.

“Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi. Unë vazhdoj dhe them se kush e ka iniciuar divorcin le të vazhdojë ta komandojë. Nuk kam pse të kem një seancë pajtimi, kur dikush do që të ndërpresë marrëdhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të martohem. Për mua nuk ka asgjë, për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja. Më shumë për shkak të fëmijëve, janë fëmijët ata që unë i kam në çdo hap dhe në çdo takim, i kam marrë si dëshmitarë si dëshmitarë në çdo takim që unë kam bërë. Ndërkohë që stafi i ngushtë i Zotit Meta me paturpësinë më të madhe thotë që mos dëgjoni Monikën se mbledh vota për PS”, deklaroi Kryemadhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!