Momenti kur krimineli grek del nga shtëpia ku kreu vrasjen e katërfishtë, mes viktimave dy të mitur

schedule12:21 - 7 Mars, 2022

schedule 12:21 - 7 Mars, 2022

Mediat greke kanë publikuar momentin kur autori i  vrasjes së familjes shqiptare del nga shtëpia pas krimit. Në pamje duket momenti kur 60 vjeçari largohet në këmbë hipën në kamionin e tij dhe drejtohet në drejtim të banesës  ku jetonte pasi ka marrë jetën e dy bashkëshortëve dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

Arrestimi i tij është bërë pas hedhjes poshtë të skemës se familja mund të ishte vrarë nga ish bashkëshorti i shqiptares, apo nga vetë bashkëshorti dhe hetimet zbuluan se autor i kësaj masakre ishte 60 vjeçari pronari i shtëpisë ku familja jetonte me qira.

LEXO EDHE: I mbyti me duar, vrasësi grek nuk thotë asgjë për krimin ndaj dy fëmijëve shqiptar: Nuk ka falje për këtë, pse i vrava burrë e grua

Shkak për këtë është bërë mospagesa e një qiraje nga çifti. Ndërkohë të dhënat në lidhje me të shkuarën e kriminelit tregojnë se ai ishte një personi dhunshëm dhe ishte i ndarë me dy gra, për shkak të dhunës që ushtronte ndaj tyre.

Ai gjithashtu akuzohet se dhunë fizike ushtronte dhe ndaj dy fëmijëve të tyre dhe bashkëshortes. /abcnews.al