Momente paniku për lojtarin e Romës, policia i sekuestron shtëpinë

schedule21:14 - 6 Korrik, 2020

schedule 21:14 - 6 Korrik, 2020

Moment aspak i mirë për Bruno Peres. Mbrojtësi i Romës, i cili nuk u grumbullua për zgjedhje teknike nga trajneri Fonseca për ndeshjen me Napolin, ka parë t’i zbarkojë policia në apartamentin ku banon sipas raportimeve të Agenzia Nova.

Mbrojtësi i djathtë brazilian, është zgjuar në orën 4:00 të mëngjesit të ditës së hënë nga trokitjet e forcave policore, të cilët kanë sekuestruar shtëpinë. Kjo në kuadër të një operacioni që ka sjellë arrestimin e 28 personave në kryeqytetin italian.

Lojtari nuk asnjë faj dhe pronari i shtëpisë që kishte marrë me qira ka përfunduar në pranga. Shtëpia është sekuestruar dhe 30-vjeçari duhet të gjejë një sistemim të ri për veten dhe familjen e tij, por ngjarja e orëve të para të mëngjesit e ka tronditur disi. /abcnews.al

 

Bruno Peres