Vëllimi poetik “Përjetësi me qira” i shkrimtarit dhe poetit Moikom Zeqo vjen si një metaforë për lavditë e rreme të njerëzve që i kërkojnë deri në amshim. Në një intervistë për ABC News, Zeqo rrëfen edhe emocionet e nderimit me “Urdhrin e Skënderbeut” nga Presidenti Ilir Meta.
Nga oazi i librave, mjedisi i dashur për shkrimtarin dhe poetin, Moikom Zeqo nis rrëfimin për vëllimin me poezi i 6 i këtij, koleksioni në ballinë mbart një titull sfidues dhe metaforik “Përjetesi me qira”.
Këto poezi i ka shkruar para 3 dekadash, ende pa rënë perdja e hekur e regjimit diktatorial. Poezia për të ka qenë një tempull i shenjtë, me intervale të shkëputura, por me rikthime të fuqishme. Dhe në vargje ka një përzierje mes shpirtërores , kozmosit dhe vendeve ku ai ka jetuar.
Në konceptin e tij shkrimtari lavdinë nuk lypset ta kërkojë me çdo kusht, por në Shqipëri sipas Zeqos, shkrimtarët nuk kanë marrë kurrë vendin që u takon.
Çmimet dhe vlerësimet si shkrimtarë, nuk i kanë munguar, por titullin “Kalorësi i Urdhrit i Skënderbeut” e ka emocionuar dhe Moikom Zeqo këtë e lidh një letër të heroit kombëtar.
Këtë titull ia dedikon bashkëkohësve të tij shkrimtarëve dhe poetëve të heshtur. Moikom Zeqo nuk beson tek fama pas vdekjes së autorit, pasi librat janë peng i shpirtit njerëzor.
Pas veprës së sapo dalë në librari, Moikom Zeqo do të sjellë vitin e ardhshëm një përmbledhje tjetër me poezi shkruar po në fillim vitet ‘90./ABC News Albania 24/7