Modul ndryshe dhe risi, si rreshtohen Vllaznia e Laçi në “Loro Boriçi”

schedule17:18 - 5 Shkurt, 2021

schedule 17:18 - 5 Shkurt, 2021

Vllaznia-Laçi është kryendeshja e kësaj jave në Superiore. Shkodranët e vendit të parë duan tre pikët pas dy barazimeve, kurse Laçi pas fitoreve me Tiranën e Teutën. Trajnerët Brdaric e Duro kanë zgjedhur edhe formacionet.

Gjermani ka ndryshuar modul, pas mungesës së Krymit. Në qendër të mesfushës luajnë Jonuzi e Marku, kurse nga krahët Kruja e Isaevski. Në sulm Imeri do të mbështesë Dilaver e Hoxhajn, kurse mbrojtja është e zakonshmja.

Te Laçi ka tre ndryshime. Rikthehet Albion Marku nga pezullimi dhe merr vendin e tij në linjën e djathtë, kurse në mungesë të Mazrekajt me kartonë rimerr vendin e titullarit Redon Xhixha. Ndryshim edhe në prapavijë, aty ku Malota ka fituar garën me Selmanin për një fanellë titullari. / abcnews.al

Vllaznia (3-4-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

Laçi (3-5-2): Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Shpëtim Duro

GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Rejdi Avdo, Ilir Tartari, Denis Rexha.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!