Moderna e SHBA-ve planifikon të prodhojë 20 milion vaksina anti-Covid deri në fund të vitit

schedule20:46 - 18 Shtator, 2020

schedule 20:46 - 18 Shtator, 2020

Kompania bioteknike Moderna në SHBA ka njoftuar se pret të prodhojë 20 milion doza të vaksinës eksperimentale për koronavirusin deri në fund të vitit, raporton Reuters.

Njoftimi vjen pasi shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel, u shpreh për agjencinë e lajmeve të enjten se kompania ka në plan të kërkojë autorizim emergjent për përdorimin e vaksinës në grupe me rrezik të lartë nëse rezulton 70 për qind efektive, shkruan abcnews.al

Moderna nuk ka sjellë ndonjë herë ndonjë vaksinë në treg, por ka marrë gati 1 miliard dollarë nga qeveria amerikane në kuadër të programit të saj “Operation Ëarp Speed” ​​dhe gjithashtu ka arritur një marrëveshje furnizimi prej 1.5 miliard dollarësh me SHBA.

Vaksina synon të përdorë ARN “korriere” për të “mashtruar” trupat e personave që e bëjnë injeksionin që të prodhojnë vetë proteina virale.

Asnjë vaksinë e mARN nuk është aprovuar deri më tani për një sëmundje infektive, por ata që e mbështesin thonë se mund të jetë më e lehtë për t’u prodhuar në masë sesa vaksinat tradicionale. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!