Modelja shqiptare bie pre e rrengut, momenti kur mohon për origjinën bëhet viral në rrjet

schedule17:27 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 17:27 - 17 Dhjetor, 2021

Jehona Dreshaj, motra e këngëtares së njohur Afërdita jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdon karrierën si modele. Së fundmi, Jehona ka rënë pre e një rrengu nga një djalë që realizon video me qytetarë të thjeshtë në rrugë, ku e pyet për emrin dhe vendin nga vjen.

Ai e komplimenton për pamjen, duke e krahasuar me motrat Kardashian. Por ajo që ra në sy është se nuk përmend faktin se është shqiptare, dhe kur pyetet, thotë se është nga Detroit. Megjithëse nuk ishte në dijeni se ishte një kamera e fshehtë, fjalët e saj nuk janë pritur mirë pasi është parë sikur ka mohuar origjinën.