Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Në lidhje me punën në merkato, kroati u shpreh: “Është eksperienca ime e parë. Kisha punuar si skaut për një klub jashtë. Është një punë gati njëlloj, por tani futet edhe diskutimi për paratë me lojtarët”.
“Kukësi? Kemi luajtur kundër Kukësit një miqësore dhe nuk më ka bindur. Diskutova me gegën dhe nuk ishte i kënaqur. U kanë ardhur dy lojtarë, por është shumë e vështirë që të bësh ndryshime për dy javë. Nuk më pëlqeu mënyra si kanë qëndruar në fushë. Janë shumë ndryshe nga vjet”.
“Kontrata progresive? Do paguhen në bazë të aktivizimit dhe paraqitjeve. Ishte shumë problem, pasi nuk janë mësuar me këtë lloj kontrate. Është një gjë që duhet t’i shtyjë lojtarët përpara, në stërvitje dhe në duel me njëri-tjetrin.
30 për qind është paga minimale, pastaj vjen në rritje në bazë të aktivizimit. Kam dëgjuar për këto kontrata, ne po provojmë. Besoj do jetë pozitive. Kryesore ishte të dublonim çdo pozicion në skuadër. Kemi ruajtur bazën, na ka ikur Sherri që nuk donim. Kemi afruar 15 lojtarë, 5-6 lojtarë të boshtit kanë qëndruar. Do ketë shumë konkurrencë për formacionin”.
“Objektivi? Për momentin na shkon çdo gjë mirë, kur flitet për të tjerët që do jenë më lart. Ne do konkurrojmë me ekipet e sipërme. Ndeshjet miqësore më japin të drejtë. Çdo ekip që do të vijë në Shkodër do të ketë probleme. Tani kemi edhe lojtarë të formacionin të dytë që mund të luajnë nga minuta e parë. Sherri është një nga më të mirët. Junior kishte cilësi, por nuk jep maksimumin në stërvitje”.
“Kam parë 33 ndeshje të vjetshme. Kemi bërë listën me stafin, ata që do mbanim si fillim. Nga Superiorja kemi marrë Hoxhajn që kishte një sezon të mirë. Demir Imeri ka luajtur me Kamzën, një lojtar interesant. Ai luajti në Ukrainë dhe është cilësor”.
“Kontratat 1-vjeçare janë problem, pasi vjet vetëm 5 ishin në kontratë. Vllaznia nuk mund të quajë sukses qëndrimin në Superiore. Donin rroga 2-3 fish. Sherrin dhe Likën nuk i mbajtëm dot. Kemi mbajtur ata që kishin qejf të rrinin te Vllaznia”. /abcnews.al