Mobileria e shkatërruar nga tritoli në Fushë Krujë, reagon policia

schedule21:36 - 3 Mars, 2023

schedule 21:36 - 3 Mars, 2023

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak minuta më parë në një mobileri në fshatin Arremares, në Fushë Krujë.

Një sasi lëndë plasëse e vendosur në pjesën e pasme të mobilerisë ka shkaktuar të dëme të mëdha materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po ashtu bën me dije se vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ëve.

LEXO EDHE: VIDEO/ Shpërthimi në Fushë Krujë, xhamat e mobilerisë deri në rrugën kryesore, kush e kishte me qira godinën?

Siç e bëri me dije pak më parë ABC News, godina ishte marrë me qira nga Desar Çangu nga Larushk, i cili është vëllai i dhëndrit të pronarit të ndërtesës, Bujar Caraci.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!