Janë këngëtarët më të mirë shkodranë që do t’i dhurojnë kryeqytetit një natë magjike me këngët qytetare shkodrane. Koncerti do të organizohet tek amfiteatri veror në Tiranë.
Këngët më të bukura shkodrane do të pushtojnë amfiteatrin veror të Tiranes natën e 23 Gushtit. Perlat e muzikës qytetare do jenë pjesë e një nate kryeqytetase. Për organizatorin e këtij koncerti, Arben Mazi, e veçanta është se çdo gjë do jetë live. Çdo tingull muzikor do jetë drejtëpërdrejtë në skenën e amfiteatrit.
Këngëtarët më të njohur shkodrane do jenë aty, Bujar Qamili, Myfaret Laze, Bashkim Alibali, Indrit Mlika e Mukades Çanga. Por nuk do të mungojnë edhe këngëtarët e rinj, të cilët e këndojnë me po aq dashuri dhe pasion këngën shkodrane.
Një natë magjike dhe ashtu siç janë edhe këngët shkodrane e kanë titulluar koncertin “Kajrafilat e Shkodrës”./abcnews.al