Mjeku onkolog në Francë sqaron problemin e testeve me të cilin po përballen shumë shtete

schedule22:22 - 29 Prill, 2020

schedule 22:22 - 29 Prill, 2020

Franca prej javësh ndodhet në fazën e tretë ku të gjitha strukturat laboratorike janë vendosur në funksion të pacientëve pasi tashmë vendi është në atë fazë e cila ndryshe quhet epidemia e gjerë.

Mjeku onkolog në Francë, Erjon Dobi ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në “Byro Politike” për menaxhimin e Covid-19 në Francë. Ai sqaroi se vendi po përgatitet për një lehtësim të msave, por duke zbatuar protokollet e vendosura.

Gajtë intervistës mjeku shqiptar tha se mënyra e sjelljes së popullsisë në terren do të ndikojë në situatën e COVID-19. Ai shtoi se koronavirusi ka ndikur në sjelljen e njerëzve.

“Problemi madhor jo vetëm në Francë është problemi i testeve serologjike i cili do të përcaktojë nëse do të kemi antitrupat të cilat janë të aftë të luftojnë virusin.

Ende nuk është licensuar një test i cili do të bëjë diagnostikimin e të gjithë pacientëve dhe duhet bërë kujdes sepse testet e shpejta janë më pak të besueshme. Nëse ka një imunitet kolektiv dhe numri i personave të prekur është shumë i vogël dhe do të vijë në rënie në një moment të caktuar virusi nuk do të gjejë terren dhe ka një rrisk të madh që virulenca e virusit mund të jetë më e ulët.

Besoj që nga fundi i vitit nëse do të mbetetmi në këto rezultate mund të kemi një virologji shumë më  të saktë. Shtoj se do të bashkëjetojmë për disa muaj me virusin dhe duhet të mësohemi me këtë”, sqaroi mjeku onkolog./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!