Mjeku infeksionist: Rritja e viktimave shqetësuese, po bëhen gabime gjatë mjekimeve

schedule22:23 - 22 Shtator, 2020

schedule 22:23 - 22 Shtator, 2020

Situata e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 5 humbje jete dhe 88 raste të reja me COVID-19.

Por mjeku infeksionit, Velo Markovski ka deklaruar se janë bërë gabime gjatë mjekimit të pacientëve.

“Vdekshmëria në Maqedoni është shqetësuese dhe po bëhen shumë gabime gjatë mjekimit.

Të paktën 80-90% e pacientëve mjekohen thuajse me dy deri në tre antibiotikë, të cilët nuk janë të kombinueshme.

Pra nëse pacientët mjekohen me antibiotikë atëherë kemi të bëjmë me infeksion bakterial”, tha Markovski./abcnews.al/