Mjekja shpjegon efektet e ilaçit “Favipiravir”, propagandë apo u përkthye gabim

schedule09:58 - 18 Qershor, 2020

schedule 09:58 - 18 Qershor, 2020

Livia Qose mjeke në Turqi, në “ABC e mëngjesit” ka folur për ilaçin anticovid që pos studiohet në Turqi. Qose shpjegoi detaje të medikamentit “Favipiravir” për të cilët ekspertët në Turqi po studiojnë efektet pozitive te pacientët me COVID-19.

Mjekja theksoi se “Favipiravir” është një ilaç ekzistues, ndërsa shtoi se ende nuk është gjetur një ilaç për koronavirus.

 “Favipiravir është ilaçi që shumë studiues janë duke bashkëpunuar në Turqi për të parë efektet e tij. Në mediat online u përfol si ilaç kurues i COVID-19, por nuk është e vërtetë. Akoma nuk kemi ilaç për koronavirus. Ky është një ilaç ekzistues, u prodhua në Japoni për herë të parën në 2014. Ka pasur efekte tek ebola dhe disa viruse të tjerë.

Më pas në shkurt të këtij viti Kina e mori këtë ilaç për të eksperimentuar tek pacientët me COVID-19 dhe rezultatet kanë qenë pozitive duke dhënë një përmirësim më të shpejtë të klinikës së këtyre pacientëve”, u shpreh mjekja.

Më tej ajo theksoi se “Favipiravir” është një antiviral që ndalon infeksionin apo shpejtësinë e infeksionit.

“Këto dy muajt e fundit nga kërkimet shkencore ka realizuar i suksesshëm. Ajo që është e re tani është fakti se nëse më parë materiali bazë i ilaçit merrej nga Kina tani më do të prodhohet në Turqi. Është dhënë vetëm tek ata pacientë që janë në shërbim të rëndë”, sqaroi më tej mjekja.

Mjekja ka ndarë historinë saj në “ABC e mëngjesit” e cila tashmë duhet të ishte duke u përgatitur për dasmën e saj që preferonte ta realizonte në Shqipëri. Por për shkak të pandemisë, planet e saj ndryshuan.

“Më tepër na ka lodhur pasiguria, rregullat që ndryshonin çdo ditë. Por janë gjëra që ndodhin, dhe duke mos dashur që të ndryshojmë datën e kemi bërë në Ambasadën e Kosovës në Ankara”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!