Mjekja që kreu autopsinë e 19-vjeçarit grek rrëzon shqiptarin: Autorët kishin për qëllim ta vrisnin

schedule19:33 - 7 Shkurt, 2022

schedule 19:33 - 7 Shkurt, 2022

Mjekja greke Lida Kovatsi  që kreu autopsinë e 19-vjeçarit Alkis ka hedhur dritë mbi mënyrën e vrasjes së të riut grek nga një grup personash, disa prej të cilëve shqiptarë.

Sipas Kovatsit goditja ka qenë e shënjestruar çka shton dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje me dashje.

Deklarata e saj vjen vetëm pak orë pasi autori i dyshuar, 23-vjeçari shqiptar u la në paraburgim nga togat e zeza deri në përfundim të plotë të hetimit të kësaj ngjarje. Ky i fundit tha para gjykatës së nuk kishin qëllim ta vrisnin Alkis por vetëm ta trembin.

Kovatsi theksoi se goditjet me thikë ishin të shumta dhe më shënjestër gjë që tregon sipas saj se autorët e dinin se ku po godisnin.

I riu shqiptar ka deklaruar se ka qenë në vendimin e krimit me makinën e tij por tha se nuk ka zbritur prej saj. Sipas tij nuk kishin ndërmend ta vrisnin duke shtuar se nuk ka qenë ai që e ka vrarë Alkisin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!