Skandali me sanitaren në spitalin “COVID-2” te Sanatoriumi ka përplasur edhe njëherë kryeministrin Edi Rama me ndjekësit e tij në faqen e Facebook. Kreu i qeverisë ka shkëmbyer disa replika me komentuesit, ndërsa u shpreh se sanitarja ndodhet pas hekurave dhe se ky rast nuk mund të hedhë poshtë punën e mjekëve, që edhe njëherë i cilësoi heronj.
Lexo edhe: Skandali me sanitaren te COVID-2, hetim personelit mbi skemën, gati pyetja e mjekëve
“ABC” zbuloi sot detaje të reja nga hetimet në lidhje me skandalin. Gazetarja e “ABC”, Glidona Daci mëson se Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” pas skandalit që u denoncua në “Stop” ku sanitarja Tire Alldervishi kishte zhvatur vajzën e nje pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer nënës së vajzës, por nuk i dha as bukë./ db/Abcnews.al