Mjekët paralajmërojnë: Nëse fëmija juaj ka kaluar Covidin, është në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje

schedule18:56 - 26 Shtator, 2022

schedule 18:56 - 26 Shtator, 2022

Për fat të mirë, shumica e fëmijëve që kaluan koronavirusin nuk kanë një gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithatë, mjekët në Amerikë kanë zbuluar se sëmundja mund të shkaktojë probleme muaj pasi ata janë infektuar fillimisht. Në revistën “JAMA Netëork Open”, ekspertët nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland thanë se fëmijët që janë ekspozuar ndaj koronavirusit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin brenda gjashtë muajve pas Covid.

“Diabeti i tipit 1 konsiderohet një sëmundje autoimune. Kjo ndodh kryesisht sepse mbrojtja imune e trupit, e cila aktivizohet kur virusi hyn në trup, sulmon edhe qelizat që prodhojnë insulinë, e cila ndalon prodhimin e insulinës dhe shkakton sëmundjen”, tha profesoresha Pamela Davis nga ky universitet.

Gjithashtu, mjekët shqyrtuan të dhënat e të gjithë të diagnostikuarve me infeksione respiratore që nuk kanë lidhje me Covid. Ekspertët zbuluan se rreziku i zhvillimit të diabetit ishte dukshëm më i lartë për ata të infektuar me SARS-CoV2 krahasuar me ata me infeksione të frymëmarrjes jo-covid.

Megjithatë, studiuesit thanë se nuk është e qartë nëse Covid shkakton sëmundjen.

Familjet me rrezik të lartë të diabetit të tipit 1 duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe dhe të monitorojnë nëse simptomat e diabetit do të shfaqen tek fëmijët e tyre pas Covid. Megjithatë, hulumtimi është në vazhdim dhe është e rëndësishme që ne të kemi një kuptim të mirë të lidhjes midis rasteve të reja të diabetit dhe koronavirusit, por pavarësisht nëse keni pasur Covid-19 apo jo, është e rëndësishme të njihni shenjat dhe simptomat e Diabeti i tipit 1 për t’u kujdesur.

Këto janë simptomat e diabetit të tipit 1

  • * Diureza e shtuar, d.m.th. sasia e urinës së ekskretuar është një nga simptomat e para. Urinimi në shtrat është i zakonshëm tek fëmijët me diabet të sapo diagnostikuar.
  • * Etja dhe shikimi i turbullt
  • * Humbje peshe, pavarësisht oreksit normal ose të rritur./abcnews.al