Mjekët e shpallën të vdekur, gjendet e gjallë në agjencinë funerale 20 vjeçarja

schedule21:06 - 24 Gusht, 2020

schedule 21:06 - 24 Gusht, 2020

Një ngjarje  e pazakontë ka ndodhur në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku një 20-vjeçare nga Michigan, u gjet e gjallë në një agjenci funerale.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, ku pasi kaloi një arrest kardiak dhe u shpall e vdekur nga mjekët, e reja është konstatuar se ishte e gjallë.

Incidenti i çuditshëm, i denjë për një film horror, filloi të shpalosej menjëherë pas orës 7.30 të së dielës në periferinë e Detroit në Southfield, ku gruaja e re pa emër u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje familjarët e saj thirrën ambulancën, por mjekët e shpallën atë të vdekur.

Nga mesdita, gruaja që besohej se ishte e vdekur u dërgua funeral, ku punonjësit zbuluan shpejt se ajo ishte akoma gjallë dhe po merrte frymë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!