Mjegulla i la “të verbër”, familja prej 4 anëtarësh bie në greminë dhe humbin jetën

schedule14:44 - 23 Korrik, 2022

schedule 14:44 - 23 Korrik, 2022

Një video e publikuar së fundmi tregon momentin tragjik kur një familje prej katër anëtarësh që bie me makinë në greminë 70 metra poshtë. Ata ishin në një pikë turistike në ujëvarën ruse, teksa për shkak të mjegullës përfunduan në greminë, sipas Daily Mail.

Turistët rusë Rustam Gabinov, 38 vjeç, gruaja e tij Alfina dhe dy fëmijët e tyre, 10 dhe 8, vdiqën menjëherë menjëherë në aksident. Makina u filmua duke lëvizur drejt skajit të kanionit Tsolotlinsky në republikën e Dagestanit, në Rusinë jugore.

Makina zhytet mbi skajin e një shkëmbi të thellë pranë një ujëvare të famshme 70 metra në lumin Tobot, një atraksion  turistik.

“Oficerët e policisë, shpëtimtarët dhe vullnetarët nga banorët lokalë po punojnë në vendin e tragjedisë. Po përcaktohen arsyet dhe rrethanat e incidentit”, thanë autoritetet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!