Rruga e Kombit është përfshirë nga mjegulla duke kufizuar ndjeshëm pamjen. Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit dendësia e mjegullës ka qenë e madhe. Drejtuesit e mjeteve u është dashur të kufizojnë shpejtësinë e të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit. Policia rrugore ka këshilluar përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident./abcnews.al