Mjafton Janku për të thyer Vllazninë, Bylis i dyti në renditje

schedule20:02 - 4 Nëntor, 2019

schedule 20:02 - 4 Nëntor, 2019

Takimi mes Vllaznisë dhe Bylit është mbyllur me rezultatin 0-1 në favor të miqve. Dy skuadrat luanin për vendin e dytë në kampionat, por në fund ishte skuadra ballshiote që triumfoi falë një goli të Jankut në minutën e 16-të.

Mbrojtësi i Bylisit përfiton mjaft mirë nga një krosim i Murataj dhe pasiguri e Markut për të shënuar, duke mposhtur portierin Sherri nga një distancë e afërt. Vllaznia u mundua të reagojë menjëherë, por tentativat e Shtubinës u ndalën nga Hidi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë, pritej që Vllaznia të luante me një marsh më shumë, por të besuarit e Jonuz nuk arritën për asnjë moment të krijonin ndonjë rrezik të madh në portën e Hidit. Jonuz u detyrua të ndërhyjë shumë herë në formacion. Trajneri i Vllaznisë spostoi në të majtë Krujën, i cili ishte lojtari më i rrezikshëm. Pavarësisht shumë krosimeve dhe goditjeve nga këndi në minutat e fundit, Vllaznia nuk ia doli të barazojë. Me këtë fitore, Bylis u ngjit në vend të dytë, vetëm një pikë më pak se Partizanit./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 11
E hënë, 4 nëntor 2019, ora 18:00 (Loro Boriçi)

VLLAZNIA – BYLIS  0-1
Janku 16′

Vllaznia: Sherri, Lekaj (Ruqi 60′), Shehi, Malota, Walusimbi, Marku, Krymi, Kruja, Lika, Zogaj (Silva 60′), Shtubina. Trajner: M. Jonuz

Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Hadroj, Bajramaj (Celis 54′), Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Uran Korra, Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: G. Lika 9′, Jonuz (trajneri) 18′, Krymi 29′ / Ndreca 9′, Guindo 58′, Hidi 64′, Goxha 66′, Mëllugja 72′, Qardaku 82′