Çështja e kryetarit të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri, ishte një nder cështjet që diskutuan kryeministrit Edi Rama dhe homologu i tij grek Kiriakos Mitsotakis në Vilnius të Lituanisë. Kreu i qeverisë greke deklaroi para gazetarëve, se i kakërkuare ramës lirimin e sa më parë të beleris.
“Me homologun tim shqiptar, zotin Rama, e ritheksova edhe një herë se kjo çështje është një çështje që duhet zgjidhur. Është çështje e shtetit të së Drejtës, dua ta theksoj këtë, kur një kryetar i zgjedhur burgoset pa akuza të vlefshme dhe mbahet në burg pa pasur mundësi të betohet.
Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në një vend që e ka vendosur shtetin e së Drejtës Europiane në krye të reformave që dëshiron të bëjë për t’iu afruar unionit. Mendoj se mesazhi im ishte i qartë: respektoj pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nga ana tjetër mendoj se të gjithë e kuptojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet shpejt.”
Reagimi vjen nje dite pasi ne parlamentin europian me propozim te deputeteve greke, kaloi nje rezolute ku u permend dhe ceshtja beleri. Konkretisht amendamenti mori 290 vota pro dhe 256 kundër.
Kërkesa u paraqit në emër të dy grupimeve nga eurodeputeti i SYRIZA-s, Stelios Kuloglu. Beleri u arrestua disa ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimin për blerje votash.