Përgjegjësi i botimeve Françeskane, At Viktor Demaj ka folur në emisionin “Pas Mesnate” lidhur me figurën e madhe të fratit fançeskan At Zef Pllumi, i cili u nda nga jeta tokësore në moshën 83 vjeçare.
Ai ka thënë se për të, At Zef Pllumi ishte gjithçka dhe veprat e tij janë një vlerë dhe për publikun shqiptar.
“At Zef Pllumi për mua personalisht është gjithçka, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai në aq pak kohë që i mbeti, sepse shumicën e kohës e kaloi në burgje, persekutime, vuajtje, mjerime, për shkak të sistemit të asaj kohe, At Zef Pllumi është një himn për lirinë, një liri pa kushte, pa kompromise, ku vlerat e njeriut i transformon te vepra e tij, me atë idealin e një dashurie që do ta shpëtojë njerëzimin. Vepra e tij është gjithçka, një vlerë për mua, por dhe për publikun”.
Në këtë 100-vjetor të lindjes, At Viktor Demaj shpjegoi dhe arsyen pse At Zef Pllumi kishte dy datëlindje, më 7 prill dhe më 28 gusht.
“Ai thoshte kam dy datëlindje me nota humoristike, 7 prillin dhe 28 gushtin. Por në të vërtetë e tregonte në biseda se në atë kohë ka lindur bjeshka në Bogë. E ka lidhur dhe sistemin në atë kohë, sepse u akuzua. 7 prilli është metafor, lidhet me pushtimin e Italisë. Por në të vërtetë ditëlindjen e ka në 28 gusht”./abcnews.al