Mister zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, ku po kërkon policia

schedule12:36 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:36 - 26 Tetor, 2020

Vijon të jetë e mbuluar me mister zhdukja e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi.

Vajza e re i kishte thënë familjes së saj se do të shkonte në një dyqan të njohur lodrash në Paiania për të aplikuar për të punuar atje, gjë që nuk ndodhi kurrë. Siç u vërtetua më vonë nga hetimet e policisë, kur ajo u largua nga shtëpia e saj në Koropi dhe që atëherë ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e saj, të cilët janë në ankth për fatin e saj prej 11 ditësh.

Mediat greke raportojnë se autoritet janë duke kërkuar Në spitalet e Atikës me frikën se vajza mund të jetë atje dhe mund të mos jetë vërejtur që nga momenti kur ajo u largua nga shtëpia e saj dhe madje pa mjete identifikimi me vete.

 

LEXO EDHE: Dalin pamjet e para, si u zhduk pa lënë gjurmë 19-vjeçarja shqiptare në Greqi

Në të njëjtën kohë, të gjitha dëshmitë e qytetarëve po shqyrtohen nga autoritetet policore të cilët, siç kanë thënë, supozojnë se e panë atë duke ecur në rrugët kryesore të Athinës. Gjithashtu, miqtë e vajzës së re spekulojnë se diçka tronditëse i ndodhi Artemis dhe më pas ajo u zhduk në mënyrë misterioze nga shtëpia.

Sipas asaj që është bërë e ditur, vajza kishte takuar me një 24-vjeçar me të cilin ishte në një lidhje dhe ishte ndarë së fundmi.

Familja e saj e përshkruan 19-vjeçaren si një vajzë të ndrojtur dhe i bën thirrje kujtdo që di diçka të kontaktojë me ta në mënyrë që të lidhen me të. g.v/abcnews.al