“Mission impossible”, Mourinho: Roma më riktheu pasionin për futbollin

schedule12:44 - 19 Qershor, 2021

schedule 12:44 - 19 Qershor, 2021

Roma fillon përgatitjet për sezonin e ri më 6 korrik, datë që përkon edhe më nisjen e aventurës verdhekuqe për Jose Mourinhon. “Special One” është i mbushur me entuziazëm dhe pasion, dhe mezi po pret të fillojë punën si trajneri i ekipit italian.

E cilësoj mision të pamundur aventurën time te Roma, në kuptimin që njerëzit më shohin vetëm në një mënyrë: si fitues. Roma më deshi me çdo kusht. Paradite u shkarkova nga Tottenham, ndërsa pasdite mora telefonatën nga Roma.

M’u desh fare pak kohë për të pranuar ofertën. Presidenca më kërkoi me insistim, më bënë të ndjej përsëri pasionin për futbollin, që në Italinë që njoh unë është i madh, sidomos te Roma që nuk fiton trofe prej 20 vitesh.

Friedkin, me qasjen e tyre profesionale dhe të përulur, më transmetuan pasionin e tyre për këtë kapitull të ri të jashtëzakonshëm profesional të jetës së tyre. Ata ishin me të vërtetë objektivë, të ndershëm dhe të sinqertë me mua.

Më rikthyen pasionin për këtë lojë. Kam bërë gabime në të kaluarën. Në disa raste më kanë shtyrë të zgjidhja prjekte që nuk duhet t’i kisha pranuar. Ika tek United në një moment tranzicioni, më pas te Tottenham, që nuk ka histori suksesi“, përfundoi Mourinho. /abcnews.al