“Miss Kosova 1997”, dalin fotot e rralla të Adelina Ismajlit

schedule14:24 - 25 Nëntor, 2019

schedule 14:24 - 25 Nëntor, 2019

Nëse ka një këngëtare e cila është e njohur për ekstravagancën që i shkon shumë për shtat dhe me karakterin e fuqishëm, ajo është Adelina Ismaili.

Prej vitesh ka performuar në skenat shqiptare në formën më origjinale të mundshme, madje ka thyer tabu me zgjedhjet e saj.

Jemi mësuar të dëgjojmë prej saj këngë që mbajnë mesazhe të forta, i ka kënduar me shpirt dhimbjes dhe gëzimit, por përveç tyre ka rënë në sy edhe mënyra si ka zgjedhur të shfaqet.

E së fundmi në rrjete socilae është publikuar një foto e divës së muzikës në kohën kur ajo merrte pjesë në konkursin e bukurisë në vitin 1997 ku dhe fitoj kurorën.

Megjithëse në kushte të vështira organizmi dhe nën presionin serb Adelina nuk u ndal kurrë së marri pjesë në kompeticione./abcnews.al