“Miss Globe” në kohë pandemie, Bozo: Janë marrë masat kundër Covid, eventi do të zhvillohet

schedule09:42 - 30 Tetor, 2020

schedule 09:42 - 30 Tetor, 2020

Ndonëse për shkak të pandemisë së Covid-19 janë anuluar shumë evente, “Miss Globe” do të jetë ndër ata që do të zhvillohet në nëntor në kryeqytet. Producenti Petri Bozo tha mëngjesin e kësaj të enjtjeje në “Abc-ja e mëngjesit” se në komunikim me drejtorët që gëzojnë të drejtënn e markës të këtij eventi, janë dakordësuar për ta zhvilluar siç ishte parashikuar, duke respektuar rregullat e nevojshme për të penguar përhapjen e virusit.

Pjesë e këtij evenimenti të rëndësishëm do të jenë 44 shtete konkurente dhe vetëm 20 përqind e shteteve mungojnë për shkak të situatës që paraqitet së Covid-19 që paraqitet në këto vende. “Mirë është që në këtë lloj kohe kur me gjithë zymtësinë e pandemisë që na rrethon t’i japim pak buzëqeshje njerëzve. Dhamë buzëqeshje në Lushnje me Miss Shqipëria dhe tani të japim me Miss Globe në Tiranë.

Duke respektuar rregullat e OBSH-së dhe ISHP-së do ta zhvillojmë një një sallë të mbyllur, përderisa janë hapur dhe kinematë dhe gjërat po funksionojnë normalisht. Duke ruajtur distancimin social si për vajzat në skenë dhe për publikun e reduktuar.”, tha ndër të tjera Bozo. /abcnews.al