Barcelona siguroi një tjetër barazim në kampionat, i dyti radhazi me rezultatin 2-2 dhe titulli kampion largohet gjithnjë e më shumë. Messi me shokë nuk ia dolën të fitojnë në “Camp Nou” përballë Atletico Madrid, sfidë që përfundoi 2-2.
Reali ka shansin ta çojë diferencën në katër pikë nëse mposht Getafën në shtëpi (nesër, ora 22:00). Më i rrezikuari është Quique Setien. Trajneri spanjoll zëvendësoi Valverden në stol në muajin janar, por nuk po tregon asgjë të mirë në punën e tij.
“Mirupafshim, Setien“, shkruan Infojobs në faqen zyrtare në “Twitter”. Portali i famshëm për gjetjen e një pune, ka reaguar menjëherë pas barazimit të mbrëmjes së kaluar. Të njëjtin veprim pati bërë edhe me trajnerin e kaluar.
Ernesto Valverde u shkarkua menjëherë pas postimit të Infojobs, teksa mund të ndodhë e njëjta gjë me Setien, i cili nuk po ia del të menaxhojë mirë grupin e lojtarëve dhe t’u marrë maksimumin atyre. /abcnews.al
Hola, Setién ?? pic.twitter.com/SRSCya79OW
— InfoJobs (@InfoJobs) June 30, 2020