Mirëpritet dënimi me burgim të përjetshëm i Mlladiç nga Haga

schedule16:18 - 22 Nëntor, 2017

schedule 16:18 - 22 Nëntor, 2017

Është mirëpritur nga aktivistë të të drejtave të njeriut në Beograd e Sarajevë, dënimi me burgim të përjetshëm i gjeneralit serbo Boshnjak Ratko Mlladiç. Gazetari ynë, Idro Seferi, na sjell atmosferën e reagimeve të para.

Gjenerali serb, Ratko Mlladiç, do të qëndrojnë përjetësisht në Hagë. Në 10 pika fajtor përfshirë edhe gjenocidin, por jo në të gjitha qytetet. Gjykimi i tij u përcoll me përpjekjen e avokatit mbrojtës të shtyhej vendimin.
Në Beograd, Natasha Kandiç, aktivistja serbe dhe kolegët që kanë zbuluar videot e krimit e shohin me vëmendje. Kandiç ka mbyllur një epokë dy dekada luftë për të vërtetën pavarësisht se ka luftuar kundër kombit të saj.

Natasha Kandiç, Fondi për të Drejtën Humanitare: “Të gjithë ata që e glorifikojnë si hero Mlladiç duhet ta dinë prej sot se në histori Ratko Mlladiç do të ngelet një nga kriminelët më të mëdhenj, i dënuar edhe për gjenocid dhe krimet më të rënda kundër njerëzimit. Shpresoj që në të ardhmen ai do të studiohet dhe ne tani duhet të bëjmë përpjekje të kthehmi në rrugën e civilizimit”.

Reagimet kanë qenë të shumta. Nga Sarajeva është thënë se drejtësia vonon, por arrin./abcnews.al

 

https://youtu.be/tk8IBpAXNbI