Kryeministri e nisi ditën me një shëtije në rrugët e Shkodrës për të parë nga afër si po punon kryetari i parë socialist.
Më pas, Edi Rama shkoi në zyrën e Benet Becit për të parë projektin se si do të transformohet tregu i Zdrales, i njohur në Shkodër po aq sa problemet e tij.
Qeveria thotë se vetëm në këto 4 muaj që sapo ka marrë drejtimin e Bashkisë Shkodër, i ka akorduar asaj 20 mln euro..