“Mirëmëngjes dashni”, Klea Huta ndan me ndjekësit mesazhin romantik të Elgitit

schedule19:38 - 6 Nëntor, 2019

schedule 19:38 - 6 Nëntor, 2019

Një nga çiftet më të pëlqyer të show bizz-it, Klea Huta dhe Elgit Doda prej disa muajsh kanë nisur bashkëjetesën duke u bërë të pandarë për njëri-tjetrin.

Klea është ajo e cila ndan më shpesh fotografi me ndjekësit. Por këtë hërë bukuroshja shqiptare ka surprizuar me një mesazh të cilin ia ka dedikuar Elgiti. Në rrjetin social “Instagram” Klea ka publikuar letrën që partneri i saj i ka lënë në mëngjes ku shkruhet: “Mirëmëngjes dashni!!! Të dua çdo ditë e më shumë. Të kam gjithçka”. Ndërkohë këngëtarja e ka shoqëruar këtë post me një përgjigje të ndjerë. “Jeta ime, drita ime”, shkruan Klea.