Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin pas një turi në bashkitë e vendit është ndalur edhe në Mirditë. Prej aty ajo deklaroi se Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa bashkitë e saj.
Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa bashkitë tha nga Mirdita Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin . Ajo garantoi se BE do ta mbështese Mirditen jo vetem me grande por që të ketë dhe kapacitet e duhuara për të marrë fonde nga Bashkimi Europian.
Romana Vlahutin Ambasadore e BE-se në Shqipëri: “Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive.Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjme një liste me prioritet për Bashkinë tuaj dhe tju ndihmojme jo vetem me grandë por që të keni të gjithë kapacitet e duhura për të marrë fondet e BE-së.Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e sajë, pasi duke qënë më afer qytetareve këto insitucione janë fuqia themelore e një shteti”
Kendi i Bashkimit Europian do të jetë një mundësi e mire për qytetarët, bizneset dhe organizatat e Shoqërisë Civile për informacion, orientim, dhe akses në programet e projektet që financohen nga Bashkimi Europian në fusha të ndryshme./abcnews/al
https://youtu.be/mZquxd4MxGQ