Mirdita e bllokuar nga bora, probleme edhe me energjinë

schedule11:12 - 11 Janar, 2019

schedule 11:12 - 11 Janar, 2019

Mirdita vazhdon të ketë probleme të mëdha nga bora. Pjesa më e madhe e territorit është e bllokuar, dhe rrugët rurale janë të pakalueshme. Në Fan, Orosh, Kaçinar e Selitë lëvizja është e pamundur. Grupet e emergjencave kanë punuar ditën e natën, por sasia e borës është shumë e madhe. Banorët e zonave të thella kishin marrë masa më parë për furnizimin me ushqime, megjithatë shumë familje janë gjetur të papërgatitur. Kryetari i bashkisë  Ndrec Dedaj ka deklaruar se po punohet me hapjen e rrugëve dytësore. Në terren janë më shumë se 10 fadroma, dhe ekipe të OSHEE-së. /abcnews.al