“Mirdita Dobardan”/ Festivali i Kulturës së Kosovës mbahet në Serbi

schedule17:19 - 29 Maj, 2018

schedule 17:19 - 29 Maj, 2018

Një festival i kulturës kosovare tenton të thyejë kufijtë në mes të Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetin serb. Artistët kosovarë dhe kultura janë pak të pranishme për publikun serb, por ky festival është bërë i rëndësishëm pas kërcënimeve që kanë marrë organizatorët nga partitë djathtiste që janë kundër mbajtjes së tij.

“Mirdita Dobardan” është festivali i kulturës së Kosovës në Serbi. Për herë të pestë artistët do të vijnë nga Prishtina në Beograd.

Sofija Todoroviç, ka më shumë punë kësaj radhe. Kërcënimet për protesta kundër kanë ardhur nga tri parti djathtiste kundër festivalit. Autoritetet e kanë lejuar atë dhe do t’i mbrojë policia. Të rinjtë serbë që organizojnë manifestimin nuk heqin dorë.

Sofija Todorovic, Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut: “Nga kjo atmosferë që ndodh këtu para fillimit të festivalit e shohim që komunikimi mes njerëzve të thjeshtë është i domosdoshëm dhe më i nevojshëm se kurrë”.

Festivali që nderon edhe aktorin e ndjerë Bekim Fehmiu, tenton të afrojë dy qendrat në konflikt. E vështirë ka qenë të gjendet hapësira. Organizatorët thonë se nuk ka qëllime politikë. Një ditë para fillimit pengesat janë të shumta.

Sofija Todorovic, Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut: “Këtij festivali i është dhënë një fuqi që nuk e ka sikurse është njohja e shteteve. Ky festival merret me realitetin dhe jo me gjëra të trilluara dhe politika nacionaliste, por një mundësi e lidhjes mes artistëve të rinj”.

Artistët kosovarë megjithatë do të shfaqen në Serbi. Por, përshëndetja e normalizimit duket larg. /abcnews.al