Në Kuvend votohet rendi i ditës për seancën plenare, duke kaluar në procedurë votimi pa diskutim paraprak, mes tensioneve dhe ndërhyrjeve të deputetëve të opozitës.
Miratohet në parim amnistia penale, votohet me 84 vota pro. 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 868 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
Seanca u shoqërua me përplasje procedurale, ku përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan disa herë foltoren, duke kërkuar të ndalonin vijimin normal të punimeve.
Pavarësisht ndërhyrjeve të opozitës, shumica parlamentare vijoi me procedurat dhe rendi i ditës u hodh në votim, duke u miratuar pa debat të zgjeruar në sallë.



