Donald Trump ka hyrë tashmë në histori se presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj të cilit është marër dy herë procedura e shkarkimit.
Fillimisht për skandalin e “Ucrainagate” dhe së dyti me akuzën e nxitjes së akteve të dhunës dhe pengim të zyrtarizimit të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.
Në studion e ABC, në një bashkëbisedim me Juli Xhokaxhi, gazetarja Dorina Kurtaj përshkroi dhe njëherë momentet e miratimit të rezolutës për shkarkimin e Trump në Dhomën e Përfaqësuesve të mërkurën e 13 janarit.
Gjithashtu ajo foli dhe për masat e marra në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të Biden si president i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 20 janar.


