Mira Meksi çmitizon Enver Hoxhën me romanin “Diktatori në kryq”

schedule19:01 - 25 Tetor, 2019

schedule 19:01 - 25 Tetor, 2019

Shkrimtarja Mira Meksi sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit  Enver  Hoxha   me romanin e ri “Diktatori në kryq”. Meksi me këtë vepër letrare çmitizon pushtetin e Hoxhës te lexuesit.

Mira Meksi shfleton një faqe të re si shkrimtare me  romanin  me titull provokues “Diktatori në Kryq”. Prototipi i diktatorit të luftës së ftohtë vjen i portretizuar  me mjeshtri nga Mira Meksi përmes figurës së diktatorit Enver Hoxha.

Diktatori dhe kryqi janë dy anë të kundërta të medaljes, por Mira Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit. Meksi thotë se vrasësi i klerikëve, kërkon shpëtimin në grahmat e fundit prej kryqit.

Aty ku mori shkëndijat e para për këtë roman nga kryqi i kishës së Labovës, shkrimtarja i ka dedikuar  një pjesë të rëndësishme të romanit. Madje edhe shoqëruesi i saj Xha Stefani ishte i pranishëm në prezantim të librit.

Në këtë roman ka një gjuhë të fortë simbolike dhe gjurmë të hershme të  shkrimit të gjuhës shqipe thekson Meksi. Kujtesa historike është me mjaft rëndësi në krijimtarinë e Mira Meksit, por kësaj here ka këtë motiv. “Dikatori në kryq” është një libër  i ndërtuar  me fakte historike,  por i rrëfyer më një gjuhë të pasur letrare  dhe simbolik që i flet lexuesve të gjerë./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!